SESIONI 1

9-14 vjeç: 30 Qershor – 6 Korrik | 7 Korrik – 13 Korrik | 4 Gusht – 10 Gusht
15-17 vjeç: 14 Korrik – 20 Korrik
Adult 18+: 21 Korrik – 27 Korrik
Aktivitetet e kampit

Një ditë e tërë e dedikuar për argëtimin e fëmijëve. Në fokus do të jenë ngjyrat, qe të pushtojnë skenën dhe ambientin përreth.

E vetmja kërkesë për fëmijët: Merrni me vete rroba rezervë, pasi është e sigurt se, nga lojërat e ujit, do të dilni qull nga koka tek këmbët!
A jeni gati?

Gjuetia e thesarit është lojë në grup, në të cilën fëmijët, të organizuar në skuadra, duhet të gjejnë disa objekte të fshehura nëpërmjet treguesve si: koordinata, gjëagjëza, hartë etj.

Klubi i Art & Craft në “KH Summer Camp” është një hapësirë kreative ku kampistët të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre në punën me dorë dhe krijimtarinë artistike. Ky klub ofron një gamë të gjerë aktivitetesh që variojnë nga piktura, punimet me letër, qëndisja,…

Klubi i Shahut në “KH Summer Camp” ofron një mundësi të shkëlqyer për kampistët të zhyten në botën e strategjisë dhe të mendimit kritik që karakterizon shahun. Sesionet e rregullta të lojës dhe analizat e ndeshjeve të luajtura nxisin mendimin analitik dhe aftësinë për të…

Ata që duan pikët e koshave i bashkon Klubi i Basketbollit, ku kampistët do të mësojnë rëndësinë e disiplinës, përkushtimit dhe respektit ndaj ekipit dhe kundërshtarëve. Klubi i Basketbollit jo vetëm që zhvillon talentin sportiv, por edhe ndërton një komunitet të ngrohtë ku miqësitë lindin…

Klubi i Ping Pongut ofron një ambient të përshtatshëm për të gjithë ata që janë të apasionuar pas këtij sporti me ritëm të shpejtë dhe strategjik. Anëtarët e këtij klubi do të mblidhen për të luajtur dhe përmirësuar aftësitë e tyre teknike. Klubi do të…

Klubi i Volejbollit është komuniteti që do mbledhi entuziastët e këtij sporti për të luajtur së bashku dhe përmirësuar aftësitë e tyre në këtë lojë. Kampistët e këtij klubi do të marrin pjesë në stërvitje të rregullta dhe ndeshje miqësore, duke ofruar një mjedis konkurrues,…

Klubi i Kërcimit është një hapësirë energjike ku anëtarët ndajnë pasionin për kërcimin në stilet e tij të ndryshme, nga baleti te hip-hop-i dhe gjithçka në mes. Ky klub u mundëson kampistëve të zhvillojnë teknikat e tyre të kërcimit, të eksplorojnë lloje të reja të…

Klubi i Këngës është një komunitet pasionant i individëve që ndajnë dashurinë për muzikën dhe këndimin.Klubi i Këngës nuk është thjesht një mundësi për të praktikuar artin e këndimit, por edhe një vend ku njerëzit mund të lidhen me të tjerët që kanë interesa të…

Në Klubin e librit do të bashkohen kampist dashamirës të librit për të ndarë dhe diskutuar për librat e tyre të preferuar. Ky klub ofron një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar dhe eksploruar vepra të reja letrare, nga perspektivat dhe interpretimet e ndryshme të…

Klubi i dramës, do të jëtë vendi ku kampistët do të mësojnë të shprehin veten përmes aktrimit dhe lojërave skenike. Artitstët tanë të vegjël do punojnë së bashku për të krijuar një shfaqe me skenar nga ata, duke zhvilluar kështu aftësi në komunikim dhe punë…