Pyetje dhe përgjigje

Disa nga pyetjet më të shpeshta

“Klea Huta Summer Camp 2023” zhvillohet në ambientet e “Dajti Paradise”, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit.

 

Kampi zhvillohet në dy sesione:

Sesioni 1/ 30 Qershor – 9 Korrik 

Sesioni 2/ 14 Korrik – 23 Korrik

Programi i kampit vjen i pasur me aktivitete, lojëra, informacione, të ftuar specialë e personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët ndajnë me fëmijët eksperiencat e tyre. Për sa i përket orareve, fëmijët zgjohen çdo ditë në orën 08:00. Konsumojnë fillimisht mëngjesin, më pas prezantohen me temën e ditës, duke vazhduar me punën në grup të udhëhequr nga trajnerët tanë profesionistë në edukimin jo-formal dhe/ose me të ftuarin special që do të flasë për temën e ditës. Dreka serviret çdo ditë në orën 13:00 dhe pas përfundimit të vaktit lihet një pushim ku fëmijët mund të shkruajnë letra për prindërit e tyre. Në orën 17:00 është vakti i shkurtër për të vazhduar më pas sërish me aktivitetet e pasdites dhe/ose me të ftuarin V.I.P. Në orën 19:00 ose 20:00 (në varësi të aktiviteteve të ditës) konsumohet darka dhe më pas fëmijët zhvillojnë lojëra të lira, karaoke, kinema, tregime rreth zjarrit etj. Në orën 22:00 akomodohen në shtëpizat e tyre të mbikëqyrur nga stafi ynë përgjatë gjithë natës.

Fëmijët akomodohen në ambientet e “Dajti Paradise”, në Parkun Kombëtar të Dajtit. Vajzat dhe djemtë kanë hapësirën e tyre të gjumit dhe të tualetit, të ndarë sipas gjinisë. Pjesëtarët e stafit  janë të pranishëm në secilën prej këtyre hapësirave, për të garantuar gjithmonë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. Dhomat janë të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për kampistët e vegjël.

E dimë që ju mbeti në mendje sapo e lexuat më lart dhe tani do t’ju shuajmë çdo dilemë. Këtë vit, miku më i mirë i fëmijëve do të jetë Xixo- Një xixëllonjë shumë ndryshe nga të tjerat. Pak çamarrok, herë pas here edhe pak dembel, aq social sa mund të bëjë miqësi të reja brenda pak çastesh, e mbi të gjitha është gjithmonë gati kur bëhet fjalë për lojëra. Këtë vit, Xixo i shton më shumë ndriçim, lumturi dhe aventura të reja kampit tonë magjik.

Stafi i kampit është i përbërë nga 30 pjesëtarë, nga të cilët 6 janë animatorë, punonjës socialë profesionistë dhe të trajnuar për të përballuar një kapacitet të përmasave dhe standarteve të larta.

Ka shumë arsye përse regjistrimi në kampin tonë veror është dhurata më e bukur që mund t’i bëni fëmijës tuaj:

  1. Fëmijët argëtohen duke ju larguar rutinës së përditshme e momenteve të mërzitshme.
  2. Fëmijët krijojnë miqësi që zgjasin për gjithë jetën.
  3. Kampi ofron mundësinë që fëmijët të provojnë aktivitete dhe të përfitojnë aftësi të reja.
  4. Fëmijët marrin doza të përmirësuara vetëvlerësimi dhe vetëbesimi, pasi kampi është një ambient  mbështetës, krijues dhe edukues, që nxit rritjen fizike dhe emocionale.
  5. Fëmijët mësojnë si të bëhen udhëheqës të denjë; Pasi lojërat dhe aktivitetet e kampit përfshijnë shumë sfida që nxjerrin në pah lidershipin tek fëmijët.
  6. Socializimi larg teknologjisë është një nga pikat më të rëndësishme. Fëmijët shkëputen për një kohë të gjatë nga teknologjia dhe përqëndrohen totalisht tek aktivitetet në natyrë.
  7. Fëmijët mësojnë të jenë më të pavarur. Kjo është mundësia ideale që të vegjëlit të kuptojnë kush janë teksa ndodhen larg shtëpisë dhe mbikqyrjes autoritare të prindërve.
  8. Fëmijët ndëgjegjesohen mbi emancipimin, edukimin dhe kulturimin e përgjithshëm.
  9. Fëmijët përvetësojnë disiplinë: duke filluar që nga respektimi i orareve, shtrimi i shtretërve, ngritja e pjatës personale, përgjegjësitë e grupit, respektimi i të rriturve, respektimi i një rregulloreje etj.
  10. Fëmijët mësojnë bazat e bashkëjetësës dhe ndërveprimit në komunitet.

 

Por përfitime nuk kanë vetëm fëmijët! E dimë që meraku i prindërve për fëmijët është i pashmangshëm, por në KHA Summer Camp ky shqetësim është në nivelet më minimale.

Ju mund të qëndroni të qetë në punë apo të shijoni pushimet tuaja, duke e ditur se fëmijët tuaj jo vetëm që po argëtohen por edhe po zhvillohen. E mbi të gjitha janë mëse të sigurtë! Gjatë atyre ditëve, ju do të keni më shumë kohë të lirë për veten tuaj apo partnerin.

Kampi veror është një program që sjell përfitime për të gjithë familjen!

Administrata e kampit sugjeron që përgjatë 10 ditëve fëmijët të lihen në pavarësinë e tyre dhe të kenë mundësinë të njohin më mirë veten, duke qëndruar larg familjes dhe duke krijuar shoqëri të re pa prezencën e prindërve. Megjithatë, ne e dimë sa shumë i merr malli prindërit për vogëlushët e tyre, kështu që, kemi organizuar aktivitete të veçanta, në të cilat ju mund të na vizitoni dhe të bëheni pjesë e “ishullit tonë të mrekullive”.

Nëse ndodh papritur që të përballemi me situata të rënda emocionale, shëndetësore, raste fatkeqësish familjare apo natyrore, sigurisht qw mund t’a takoni menjëherë fëmijën tuaj.

Transporti vajtje-ardhje është i përfshirë në çmim dhe merret përsipër nga stafi jonë. Ju nuk mund ta sillni fëmijën tuaj në kamp me transportin tuaj. Kjo bëhet për të shmangur çdo lloj pakujdesie që bie ndesh me politikat tona. Përjashtime mund të bëhen vetëm në rastet kur fëmija vuan nga ndonjë problem shëndetësor, por edhe në këtë rast ju duhet të komunikoni 24 orë përpara datës së nisjes me personin përgjegjës.

Fëmija do të sillet dhe do të merret nga ju në të njejtin destinacion. Për çdo ndryshim të paparashikuar, do të njoftoheni paraprakisht nga stafi jonë.

Telefonat nuk do të lejohen gjatë kohës së kampit, por fëmijët do mund t’ju shkruajnë letra të cilat shpërndahen ditën e pestë të kampit. Kjo ditë është menduar si “Dita e familjes” dhe jeni të lutur që edhe ju t’i sillni vogëlushwve tuaj letrat e 5 ditëve që ata kanë qenë larg jush. A nuk është kaq nostalgjik dhe emocionues komunikimi përme shkrimit tw letrave?

Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën e e-mailit të kampit dhe përgjegjësi i secilit grup do të printojë mesazhet dhe do t’jua shpërndajë fëmijëve gjatë pushimit të drekës. Letërkëmbimi ka qenw dhe do tw mbetet gjithmonw një eksperiencë vwrtetw unike!

Gjihtashtu, fëmijët mund të marrin me vete libra, ditar (për të shënjuar kujtimet), InstaX (aparat fotografik çasti) dhe gjithçka tjetër jo digjitale, që ata kanë nevojë: arushin e tyre të preferuar, kukullën apo diçka pa të cilën nuk flenë dot natën.

Nëse për arsye emergjente do të keni nevojë të flisni me fëmijën tuaj, do të duhet të kontaktoni animatorin e grupit, numrin e të cilit do t’a merrni një ditë përpara nisjes së kampit.

 Jo! Të gjitha shpenzimet e kampit (aktivitete, transport, ushqim, fjetje) përfundojnë në momentin që kryhet regjistrimi.

Ne e dimë sesa e duan fëmijët junk-food, por, këto 10 ditë, në mënyrë që të garantojmë sigurinë maksimale të të gjitha produkteve që do konsumohen në kamp, si dhe shmangien e insekteve në shtëpizat e kampistëve, i pwrmbahemi një politike strikte kundër sjelljes së produkteve ushqimore dhe pijeve, si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit. Ju bëjmë me dije që është gjithashtu e ndaluar sjellja e ushqimeve nga prindërit gjatë ditës së prindërve. Çdo ushqim që konstatohet nga stafi, do të hidhet në mbeturina.

Ju mund të kontaktoni me stafin tonë përmes numrit të telefonit +355 69 70 77 400 ose e-mailit: [email protected].

Procedura e aplikimit është fare e thjeshtë. Mjafton të vizitoni faqen tonë të internetit www.summercamp.al, të klikoni opsionin “apliko”, të shkarkoni formularin që do t’iu shfaqet dhe pasi ta plotësoni, ta dërgoni në adresën e-mail [email protected]. Në qoftë se aplikimi juaj aprovohet, do t’ju duhet të na vizitoni në ambientet e “Klea Huta Academy”, ku do të firmosni dokumentat përkatëse, si dhe do të bisedoni nga afër me stafin tonë.

Mund të vizitoni faqet tona zyrtare në Instagram, TikTok, Youtube & Ueb për të parë në mënyrë të përgjithshme programin dhe zhvillimet e kampi.


IG @ khasummercamp

TT @khasummercamp

YT @KHA Summer Camp

Web KHA Summer Camp

Icons-300-300-Location-1.png

Adresa

Rruga “Zef Jubani” Sheshi Wilson, pas Postës nr.8
Escape Together

Klea Huta Summer Camp © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Managed by Duku.