Regjistrohu

Të dashur prindër,

Ju japim fjalën se kjo do të jetë vera më interesante për fëmijët tuaj. Kemi menduar çdo detaj për të qenë zgjedhja e duhur për të gjithë fëmijët, të cilët këtë herë do të mund të pushojnë duke shijuar një verë të paharrueshme në kamp, në KH Summer Camp !

Përpara se të shtypni butonin
‘Kliko për tu Regjistruar’
Ju lutemi të lexoni me kujdes të gjitha materialet e linkuara  më  poshtë

 

Rregullorja e KH Summer Camp
testimi
Çfarë më duhet me vete?
Iconography-14
Programi i KH Summer Camp
Iconography-15
Kalendari i Aktiviteteve
Iconography-12
Informacion i përgjithshëm
Iconography-13
Manual Për Hapat e Regjistrimit
testimi
shqetësimi juaj...

GARANCIA JONË

SIGURIA

Teksa e përgatisni fëmjën për të kaluar disa ditë argëtuese në kamp, natyrshëm mund t’ju lindin pyetje që lidhen me sigurinë e tij, por mund të keni besim të plotë, pasi njerëzit dhe vendi ku po dërgoni fëmijët tuaj kanë mireqenien e tyre gjithmonë në fokus. Në “KH Summer Camp”, shëndeti dhe siguria mbeten përparësitë më të rëndësishme. Ndaj kampistët tanë trajtohen me përkujdesje dhe vëmendje të plotë. Kur bëhet fjalë për shëndetin fizik dhe mendor, për ne, çdo fëmijë është unik.

MBIKËQYRJA

Kampi ofron një mori aktivitetesh që përfshijnë shumë lojëra të ndryshme. Për ruajtjen e sigurisë gjatë kohës së aktiviteteve, mbështetemi tek përvoja specialistëve tanë të certifikuar. Krahas udhëzimeve dhe mbikëqyrjes së duhur, fëmijët pajisen me veshjet e përshtatshme të çdo aktiviteti. Ata gjithashtu ndjekin rregulla dhe udhëzime strikte nga Kujdestarët e grupeve të tyre, të cilat sigurojnë një mbarëvatje sipas parashikimeve.

USHQIMI

Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm në mirëqënien e fëmijëve gjatë ditëve të kampit është sigurisht ushqimi. Në këtë këndvështrim, "KH Summer Camp" sigurohet se fëmijët do të marrin të gjitha vlerat ushqyese, të domosdoshme për stinën e nxehtë të verës. Menuja e përzgjedhur është e çertifikuar dhe e pasur me vitaminat dhe proteinat e duhura për të përballuar programin e ngjeshur veror dhe mirëqenien e metabolizmit të fëmijëve.

AKOMODIMI

Fëmijët akomodohen në ambientet e kompleksit “Dajti Paradise” në Parkun Kombëtar të Dajtit. Vajzat dhe djemtë kanë hapësirën e tyre të gjumit dhe të tualetit, të ndarë sipas gjinisë. Ambientet janë të përshtatura enkas për aktivitete të kampit, ku ndër to përfshihen: ambientet e akomodimit, gatimit, relaksimit dhe lojërave në grup. Gjithashtu, në hapësirën e jashtme të kampit, ndodhet një zonë tejet e këndshme për mbrëmjet në natyrë.

STAFI

Stafi ynë, të cilët shumë prej tyre janë pjesë e kampit tanimë prej 5 vitesh, përzgjidhen përmes një procesi rigoroz intervistash bazuar në standartet e kampeve për fëmijë ndërkombëtare. Gjithashtu kriter i rëndësishëm për përzgjedhje janë edhe rezultatet e kontrolleve shëndetësore apo të virozave stinore. Ata trajnohen intensivisht, në lidhje me zbatimin e programit, komunikimin me fëmijën si dhe nga Kryqi i Kuq Shqiptar për të dhënë ndihmën e parë.