E vetmja kërkesë për fëmijët: Merrni me vete rroba rezervë, pasi është e sigurt se, nga lojërat e ujit, do të dilni qull nga koka tek këmbët!

Lojërat e ujit nxisin zgjidhjen e problemeve dhe ndihmojnë në zhvillimin e aftësive psiko -sociale e fizike të fëmijëve. Uji është intrigues dhe i tërheq fëmijët për të eksploruar aftësitë e tyre.
Spërkatje me ujë, luftë me tullumbace të mbushura me ujë dhe shatërvanë fantastikë që do të mbjellin në mendje kujtime të shkujdesura nga ato që vetëm fëmijëria i servir.

Nën rrezet e nxehta të diellit kjo formë argëtimi do të jetë ideale, jo vetëm për t’u kënaqur, por edhe për t’u freskuar.

Escape Together!