Një ditë e tërë e dedikuar për argëtimin e fëmijëve. Në fokus do të jenë ngjyrat, të cilat do të pushtojnë skenën dhe ambientin përreth.

Përveç ngjyrave të bukura, që vetë natyra i ka, fëmijët do të pajisen me qese të vogla me pluhur të ngjyrosur në mënyrë që të luajnë me njëri-tjetrin, duke krijuar një atmosferë fantastike shumëngjyrëshe. Pluhurat e ngjyrosur janë 100% organik i testuar dermatologjikisht dhe antialergjen duke përjashtuar çdo mundësi për dëmtimin e shëndetit të fëmijëve. Aktiviteti do të shoqërohet me muzikë, lojëra dhe animacione, të cilat do të mbikëqyren nga animatorët përkatës.

Gjithashtu, do të ketë një skenë të madhe, ku do të luajnë artistë të njohur e të dashur për fëmijët. Të gjithë do të bashkohen në një kamp veror, nën kërcimin magjik të ngjyrave, për t’i dhënë ditës një Super COLOR & Super Argëtim!

Escape Together!