Klubin e librit do të bashkohen kampist dashamirës të librit për të ndarë dhe diskutuar për librat e tyre të preferuar. Ky klub ofron një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar dhe eksploruar vepra të reja letrare, nga perspektivat dhe interpretimet e ndryshme të anëtarëve, dhe të zgjerojnë horizontet e tyre. Anëtarët e këtij klubi do të performojnë në shfaqen finale duke interpretuar poezit e tyre të preferuara. Pas përfundimit të kampit, anëtarët e klubit zakonisht zgjedhin një libër për të lexuar çdo muaj dhe më pas mblidhen për të biseduar rreth temave, personazheve, dhe ndikimit që libri ka pasur mbi ta.