Pjesëmarrja në aktivitetet sportive ndihmon fëmijët të ndihen më të mirë, më të shëndetshëm dhe të fortë mëndërisht.
Bëhuni gati fëmije!
E vetmja kërkesë për fëmijët: Merrni me vete rroba rezervë, pasi është e sigurt se, nga lojërat e ujit, do të dilni qull nga koka tek këmbët!
A jeni gati?
Një ditë e tërë e dedikuar për argëtimin e fëmijëve. Në fokus do të jenë ngjyrat, qe të pushtojnë skenën dhe ambientin përreth.
Gjuetia e thesarit është lojë në grup, në të cilën fëmijët, të organizuar në skuadra, duhet të gjejnë disa objekte të fshehura nëpërmjet treguesve si: koordinata, gjëagjëza, hartë etj.
Edhe pse secili fëmijë është një individ unik, ne besojmë se kampi veror është i dobishëm për të gjithë fëmijët.
Eshtë e rëndësishme që fëmijët gradualisht të bëhen më të pavarur dhe konfident në aftësitë e tyre.
Gjatë vitit shkollor, fëmijët janë mësuar me përditshmërinë e organizuar, rutinën, të shkojnë në shkollë, të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe më pas të shkojnë në shtrat.
