Klubi i Art & Craft në “KH Summer Camp” është një hapësirë kreative ku kampistët të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre në punën me dorë dhe krijimtarinë artistike. Ky klub ofron një gamë të gjerë aktivitetesh që variojnë nga piktura, punimet me letër, qëndisja, etj. Duke u lejuar pjesëmarrësve të eksplorojnë dhe të eksperimentojnë me materiale dhe teknika të ndryshme. Klubi i Art & Craft inkurajon gjithashtu kampistët të shprehin veten në mënyra të reja dhe origjinale, duke ofruar një mjedis mbështetës ku çdo krijim vlerësohet dhe festohet.