Gjuetia e thesarit është lojë në grup, në të cilën fëmijët, të organizuar në skuadra, duhet të gjejnë disa objekte të fshehura nëpërmjet treguesve si: koordinata, gjëagjëza, hartë, kod mors, etj.
Loja do të organizohet në mjedise të hapura dhe të mbyllura.
Lojtarët vihen në kërkim të sendeve të fshehura, duke ndjekur një zinxhir të dhënash.
Në fillim, pjesëmarrësit informohen në formë enigmatike për vendndodhjen e të dhënës së parë, e cila do të jetë një papirus i fshehur me udhëzime, për të shkuar në fazën tjetër dhe kështu me radhë, derisa të arrijnë të zbulojnë thesarin e madh.
Fituese do të shpallet skuadra që zbulon, në kohën më të shkurtër, të gjitha misteret.
Escape together!