Pjesëmarrja në aktivitetet sportive dhe artistike ndihmon që fëmijët të ndihen më mirë, më të shëndetshëm dhe më të fortë mendërisht.
Aktivitetet sportive dhe artistike nxisin lindjen e udhëheqësve të shkëlqyer dhe i’u japin mundësi individëve të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Në “KH Summer Camp” Ju do të gjeni larmishmëri aktivitetesh, nën emrin – Klube Sportive dhe Artistike, përmes të cilave, fëmijët mund të zgjedhin të provojnë dhe të gjejnë vetveten: Basketboll, Volejboll, Ping- Pong, Kalceto, Dance, Tenis, Aktrim, Këngë, Lojra tavoline, etj.,
Ky është një rrugëtim, në të cilin fëmija ka mundësinë të rritet, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, ku mund të bëhet i vetëdijshëm për trupin e tij, të koordinojë lëvizjet e veta dhe të mësojë të kontrollojë emocionet.
Sport dhe Art do të thotë: Impenjim, Disiplinë, dhe Respektim i rregullave.
Escape Together!