Pyetje dhe përgjigje

Disa nga pyetjet më të shpeshta

“KH Summer Camp 2025” do të zhvillohet në një nga thesaret natyrore të Shqipërisë. Imagjino fëmijën tënd duke u zgjuar mes pyjeve të gjelbërta, me tingujt e lumit Valbonë që rrjedh butësisht pranë dhe majat e Alpeve që duken si rojtarë të qetësisë.

“KH Summer Camp” ka zgjedhur Valbonën jo thjesht për bukurinë e saj magjepsëse, por sepse ky vend është një laborator i hapur për imagjinatën, guximin dhe zbulimet e vogla që fëmijët bëjnë kur lidhen me natyrën.

Në Valbonë, larg zhurmës dhe ekranëve, fëmijët nuk janë thjesht pjesëmarrës në një kamp – ata bëhen eksploratorë të vegjël, krijues të historive të tyre, ndërsa ndërtojnë lidhje të vërteta me shokët, mjedisin dhe vetveten.

Për një vendodhje në hartë shtypni linkun: https://maps.app.goo.gl/WqZw89PfFz1U1qu86?g_st=iw

“KH Summer Camp 2025” pranon fëmijë dhe të rritur për grupmoshat 9-14, 15-17 dhe 18+, duke i ofruar atyre një përvojë unike të disiplinës, argëtimit dhe aventurës në natyrë. 

“KH Summer Camp” Këtë verë, hap dyert për një aventurë të veçantë që do të zgjasë gjatë gjithë muajit Korrik dhe një javë speciale në muajin Gusht!

Datat:
9-14 vjeç: 30 Qershor – 6 Korrik | 7 Korrik – 13 Korrik | 4 Gusht – 10 Gusht
15-17 vjeç: 14 Korrik – 20 Korrik
Adult 18+: 21 Korrik – 27 Korrik

Për herë të parë, kampi do të zhvillohet çdo javë, me një kohëzgjatje prej 6 net dhe 7 ditë, duke mirëpritur pesë grupe të ndryshme, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, ku secili do të përjetojë magjinë e Valbonës në mënyrën e vet.

Është koha perfekte që fëmijët tuaj të zhyten në natyrë, të sfidojnë imagjinatën dhe të zbulojnë botën përtej ekranëve – aty ku çdo shteg fsheh një aventurë të re!

Ky sesion, i konsideruar si më i veçanti në gjashtë vitet e fundit, është një ftesë për tu arratisur në magjinë e verës në një mënyrë të re.

Organizimi i “KH Summer Camp” kërkon përgatitje të hollësishme dhe standarde të larta në çdo aspekt, nga administrimi dhe logjistika te kurrikula dhe departamentet e ndryshme, për të siguruar një përvojë të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit.

Prandaj, regjistrimet për kampin mbyllen25 Maj, dhe çdo regjistrim pas kësaj date do të sjellë një kosto shtesë për shkak të mbingarkesës së departamenteve. 

  1. Lidhja e Vërtetë me Natyrën:
    • Fëmijët do të mësojnë të ndiejnë dhe respektojnë natyrën përmes përvojave të drejtpërdrejta.
    • Eksplorimet në Bjeshkët e Namuna, ecjet në shtigje dhe aktivitetet si mbjellja e bimëve do t’i ndihmojnë ata të krijojnë një lidhje të fortë me mjedisin.
    • Aktivitetet do të inkurajojnë fëmijët të kuptojnë ciklet natyrore dhe të ndiejnë energjinë shëruese të natyrës.
  2. Bukuria e Thjeshtësisë:
    • Kampi do të theksojë fuqinë dhe bukurinë e gjërave të thjeshta – lojërat në natyrë, ushqimin e pastër dhe momentet e qeta për reflektim.
    • Fëmijët do të përjetojnë jetesën autentike të fshatit, duke marrë pjesë në aktivitete të përditshme si kujdesi për tokën, kafshët dhe gatimi tradicional.
  3. Kultura dhe Trashëgimia Lokale:
    • Një pjesë kyçe e kampit do të jetë lidhja me kulturën dhe traditat lokale në çdo vend që kampi viziton.
    • Fëmijët do të mësojnë nga artizanët vendas për zanatet e zonës, do të dëgjojnë legjenda dhe histori lokale dhe do të mësojnë vallet tradicionale.
    • Këto përvoja do t’i ndihmojnë fëmijët të pasurojnë njohuritë e tyre dhe të kuptojnë diversitetin kulturor.
  4. Zhvillimi Personal dhe Lidhja me Vetveten:
    • Kampi synon të krijojë momente që ndihmojnë fëmijët të lidhen me emocionet dhe mendimet e tyre.
    • Aktivitetet si “Rituali i Pemës së Jetës” dhe “Udhëtimi i Heshtur” do të inkurajojnë vetë-reflektimin dhe shprehjen personale.
    • Kampistët do të mësojnë të kuptojnë vlerat e bashkëpunimit, empatisë dhe ndjeshmërisë ndaj vetes dhe të tjerëve.
  5. Argëtim i Shëndetshëm dhe Lojëra të Pafundme:
    • Kampi do të jetë një vend plot lojëra, argëtim dhe krijimtari.
    • Fëmijët do të marrin pjesë në aktivitete që nxisin imagjinatën dhe bashkëpunimin, si sfidat fizike, gjuetia e thesarit dhe lojërat tradicionale.
    • Netët rreth zjarrit të kampit me këngë, tregime dhe vallëzime do të forcojnë lidhjen mes kampistëve.

“KH Summer Camp”, fëmijët do të akomodohen në shtëpiza prej druri dhe një pjesë prej tyre në hotel. 

Prindërit kanë opsionin të zgjedhin në formularin e regjistrimit nëse fëmija i tyre preferon të akomodohet në shtëpizë ose në hotel. 

Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioritet, me pjesëtarë të stafit të pranishëm gjatë gjithë kohës në çdo hapësirë, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm për të gjithë kampistët.

Cili është ai prind që nuk ka dalë qoftë një herë në gjuetinë e xixëllonjave përgjatë netëve plot hënë, të verave tona të shkuara? 

Një simbol i fëmijërisë vjen në kohët e sotme si miku më i mirë i fëmijëve.

Xixo, një xixëllonjë shumë ndryshe nga të tjerat dhe karizmatik, është miku më i mirë që çdo fëmijë mund të dëshirojë në kampin tonë. 

Me personalitetin e tij të çuditshëm, pak çamarrok herë pas here edhe pak dembel, mbi të gjitha shumë social dhe është gjithmonë gati kur bëhet fjalë për lojëra. Ai është zemra e çdo aventure në “KH Summer Camp”

Xixo sjell ndriçim, lumturi dhe emocione të reja, duke bërë çdo moment në kampin tonë magjik edhe më të paharrueshëm.

Stafi në “KH Summer Camp” përbëhet nga anëtarë të zgjedhur për aftësitë dhe ekspertizën e tyre specifike, duke siguruar që çdo aktivitet të kryhet me profesionalizëm të lartë.

Këta animatorë dhe punonjës socialë, të trajnuar mirë për detyrat që mbajnë dhe me përvojë të gjerë në fushën e tyre, janë thelbësorë për të ofruar një përvojë të pasur dhe të sigurt për fëmijët, duke u përkushtuar plotësisht ndaj mirëqenies dhe zhvillimit të tyre gjatë qëndrimit në “KH Summer Camp”.

Zgjidhja më e mirë për një verë plot aventurë, zhvillim personal dhe argëtim të sigurt është padyshim “Klea Huta Summer Camp” në zemër të Valbonës!

Ky kamp nuk është thjesht një arratisje nga rutina, por një përvojë e veçantë ku fëmija juaj do të rritet mes natyrës së paprekur, do të ndërtojë miqësi të reja dhe do të zhvillojë aftësi që zgjasin gjithë jetën.

Ata do të eksplorojnë shtigje magjepsëse, mësojnë të punojnë në grup, sfidojnë veten dhe zbulojnë pasionet e tyre përmes aktiviteteve kreative dhe aventurave emocionuese, larg ekraneve.

Valbona ofron gjithçka: ajër të pastër, natyrë të egër dhe një hapësirë të pakrahasueshme për zhvillimin emocional, social dhe fizik të fëmijëve.

Por, përfitimet nuk janë vetëm për fëmijët; prindërit gjithashtu gjejnë qetësi duke ditur se fëmijët e tyre janë jo vetëm në një ambient të sigurt dhe argëtues, por edhe po rriten dhe zhvillohen. Gjatë kësaj kohe, prindërit mund të gëzojnë më shumë kohë të lirë për veten ose për të kaluar me partnerin.

“KH Summer Camp” sjell përfitime për të gjithë anëtarët e familjes, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për një verë të mbushur me rritje, aventurë dhe zhvillim.

Jepini fëmijës suaj dhuratën më të bukur këtë verë – kujtime të paharrueshme, përvoja të pasura dhe një lidhje të thellë me natyrën. Mos humbni mundësinë! Vendet janë të limituara – rezervoni tani!

Rregullorja e “KH Summer Camp” është hartuar me qëllim që fëmijët të përballojnë dhe të kapërcejnë sfidat personale, të njohin veten më thellë dhe të mësojnë të menaxhojnë pasiguritë dhe frikërat e tyre në një mjedis mbështetës dhe të mbikëqyrur profesionalisht. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj përvoje formuese, vizitat personale nuk lejohen për të ndihmuar në forcimin e pavarësisë dhe rritjes personale të fëmijëve.

Megjithatë, duke njohur mallin e prindërve për të vegjëlit e tyre, kampi ofron mundësi për vizita virtuale dhe dërgimin e videomesazheve motivuese në ditët e caktuara, duke ju lejuar të jeni pjesë e aventurës së fëmijëve nga distanca.

Situata të veçanta që kërkojnë prani të menjëhershme familjare do të trajtohen me kujdes dhe përparësi, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për çdo kampist.

Transporti nuk përfshihet në tarifën e kampit, por ofrohet si shërbim opsional për të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të udhëtojnë me autobusët zyrtarë të KH Summer Camp.

 Opsionet e transportit:

  • Prindërit mund të zgjedhin të sjellin fëmijën vetë në orarin e përcaktuar nga kampi.
  • Ose mund të rezervojnë transportin e organizuar nga ne duke e zgjedhur këtë shërbim në formularin e regjistrimit.

🚌 Pikat e nisjes për transportin e organizuar:

  • Tiranë
  • Kosovë
  • Maqedonia e Veriut

🛣️ Transporti në kthim do të ndjekë të njëjtat pika të nisjes.

💰 Tarifat e transportit:

  • Vajtje: 30€
  • Ardhje: 30€
  • Vajtje-Ardhje: 60€

Ky shërbim do të ofrohet vetëm për ata që e zgjedhin në formularin e regjistrimit dhe do të menaxhohet nga ekipi i kampit për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pjesëmarrësve. 🚀

“KH Summer Camp”, përdorimi i telefonave nuk lejohet për të inkurajuar mënyra më tradicionale të komunikimit, si shkrimi i letrave, i cili ofron një mënyrë emocionuese dhe nostalgjike për të mbajtur kontaktin.

Prindërit mund të dërgojnë email-e, të cilat printohen dhe shpërndahen tek fëmijët. Gjithashtu, lejohen me vete libra, ditar (për të shënjuar kujtimet), InstaX (aparat fotografik çasti) dhe gjithçka tjetër jo digjitale.

Për emergjenca, prindërit mund të kontaktojnë direkt kujdestarin e grupit, numri i të cilit i jepet një ditë përpara fillimit të “KH Summer Camp”.

Pas regjistrimit në “KH Summer Camp”, të gjitha shpenzimet bazë si aktivitetet, ushqimi dhe akomodimi janë të përfshira.

Rekomandojmë që fëmijët mos të pajisen me para xhepi, por nëse vendosni t’i pajisni i’u rekomandojmë t’i jepni me vete një shumë të kufizuar parash për shpenzime shtesë jashtë menusë së përcaktuar.

Njoftojmë se “KH Summer Camp” nuk mban asnjë përgjegjësi në rast humbje apo shpërdorimi të tyre.

“KH Summer Camp” zbaton një politikë strikte kundër sjelljes së ushqimeve jashtë menusë për të garantuar shëndetin e kampistëve, parandaluar tërheqjen e insekteve dhe siguruar një ndjenjë të barazisë mes të gjithë kampistëve.

Kjo ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe inkurajon një përvojë të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju bëjmë me dije që është gjithashtu e ndaluar sjellja e ushqimeve nga prindërit në rast vizitash. Çdo ushqim që konstatohet nga stafi, do të hidhet.

April’s Early-Bird

24 Mars – 24 Prill
899€
Mos humbisni mundësinë për të përfituar nga ofertat speciale të regjistrimit gjatë muajit Prill.
Paketa Early-Bird ju jep mundësinë për tu bërë pjesë e “KH Summer Camp” me një ulje të konsiderueshme.
Për çdo pyetje që mund të keni, ju ftojmë të na dërgoni eMail.
Për rezervimet pre-order deri më datë 23 Mars, përfitojnë mundësinë e pagesës me 3 këste.

May’s Bird

25 Prill – 25 Maj
949€
Gjatë periudhës së Majit, të gjitha regjistrimet për pjesëmarrje do të bëhen duke u bazuar në tarifën zyrtare të vendosur nga “KH Summer Camp”. Ne ju inkurajojmë që të regjistroheni brenda muajit Prill për të përfituar nga ofertat më të mira për ju.

June’s Late-Bird

26 Maj – 16 Qershor
1.040€
Çdo regjistrim që do të vijë pas datës 26 Maj, do të sjellë një kosto shtesë për shkak të mbingarkesës së departamenteve, duke qënë se organizimi i “KH Summer Camp” kërkon përgatitje të hollësishme dhe standarde të larta që nga administrimi dhe logjistika te kurrikula etj.

Dërgo eMail

Për paketa Speciale për Regjistrimet në Grup – Ofrojmë paketa të personalizuara për miqtë apo familjarët që regjistrohen së bashku, për të përfituar nga këto oferta, ju lutemi të na kontaktoni në kanalet tona të komunikimit!

Ju mund të kontaktoni me nëpërmjet nr. të telefonit +355 69 707 7400 dhe email info@summercamp.al 

Më poshtë do të gjeni lidhur linkun me:

Manual për Hapat e Regjistrimit

Për të njohur më shumë rreth programit dhe aktiviteteve të fundit të “KH Summer Camp”, ju lutemi vizitoni profilin tonë në Instagram, TikTok, kanalin tonë në YouTube dhe webfaqen e kampit.

INSTAGRAM @ khsummercamp

TIKTOK @khsummercamp

YOUTUBE @KH Summer Camp

WEBSITE KH Summer Camp

Fotografi Profesionale

  • Realizimi i të paktën 15 portreteve të edituara profesionalisht.
  • 5 fotografi të printuara me cilësi të lartë.

Çmimi i paketës: 180 EUR.

Video e Personalizuar

  • Filmim profesional i aktiviteteve të përditshme në kamp, përkthyer në një klip të montuar me momentet më të mira të pjesëmarrësve përgjatë kampit. Një kujtim që do të zgjasë përgjithmonë.

Çmimi i paketës: 120 EUR.

Uniformë Shtesë

  • Uniforma zyrtare e personalizuar e KH Summer Camp. Dizajn unik për çdo vit të kampit.

Çmimi i paketës: 50 EUR.