Pyetje dhe përgjigje

Disa nga pyetjet më të shpeshta

“KH Summer Camp 2024” zhvillohet në një vend magjik, “Dajti Paradise”, brenda Parkut Kombëtar të Dajtit, ku fëmijët janë të rrethuar nga bukuria e gjelbërimit, diversiteti i bimësisë dhe ajri i pastër malor.

Ky lokacion fantastik jo vetëm që ofron një ambient ideal për zhvillimin e aktiviteteve të kampit, por gjithashtu i jep mundësinë çdo pjesëmarrësi të ndiejë dhe të mësojë rreth rëndësisë së natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Duke qenë në zemër të një peizazhi kaq të pasur dhe inspirues, fëmijët marrin një përvojë të drejtpërdrejtë me natyrën, e cila ndikon thellësisht në formimin e tyre si individë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit që i rrethon.

Për një vendodhje në hartë shtypni linkun: https://maps.app.goo.gl/HxtkXYZ4A8Hp9dEX8 

“KH Summer Camp 2024” pranon fëmijë nga mosha 9 deri në 16 vjeç, duke i ofruar atyre një përvojë unike të mësimit dhe aventurës në natyrë. 

Për 5-vjetorin e saj, “KH Summer Camp” do të ofrojë vetëm një sesion të veçantë 14-ditor nga 30 Qershor deri më 13 Korrik, duke e bërë këtë periudhë një aventurë verore të paharrueshme për pjesëmarrësit.

Ky sesion, i konsideruar si më i veçanti në pesë vitet e fundit, është një ftesë për tu arratisur në magjinë e verës në një mënyrë të re.

Organizimi i “KH Summer Camp” kërkon përgatitje të hollësishme dhe standarde të larta në çdo aspekt, nga administrimi dhe logjistika te kurrikula dhe departamentet e ndryshme, për të siguruar një përvojë të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit.

Prandaj, regjistrimet për kampin mbyllen31 Maj, dhe çdo regjistrim pas kësaj date do të sjellë një kosto shtesë për shkak të mbingarkesës së departamenteve. 

Sidoqoftë, ju inkurajojmë të regjistroheni brenda muajit Prill për të përfituar nga çmimi më i favorshëm.

Programi I “KH Summer Camp” vjen i pasur me aktivitete, lojëra, informacione, të ftuar specialë, të cilët trajtojnë me fëmijët tema, diskutime duke përcjellë mesazhe të ndryshme.

Fëmijët zgjohen çdo ditë në orën 08:00. Konsumojnë fillimisht mëngjesin, më pas prezantohen me temën e ditës, duke vazhduar me punën në grup të udhëhequr nga trajnerët tanë profesionistë në edukimin jo-formal dhe/ose me të ftuarin special që do të flasë për temën e ditës.

Dreka serviret çdo ditë në orën 13:30 dhe pas përfundimit të vaktit lihet një pushim ku fëmijët mund të shkruajnë letra për prindërit e tyre.

Në orën 17:00 është vakti i shkurtër për të vazhduar më pas sërish me aktivitetet e pasdites.

Në orën 20:00 ose 21:00 (në varësi të aktiviteteve të ditës) konsumohet darka dhe më pas fëmijët zhvillojnë lojëra të lira, karaoke, kinema, tregime rreth zjarrit etj.

Në orën 22:00 akomodohen në shtëpizat e tyre të mbikëqyrur nga stafi ynë përgjatë gjithë natës.

“KH Summer Camp”, fëmijët akomodohen në hapësirat komode të “Dajti Paradise”, kampi ofron ndarje të hapësirave të gjumit dhe të tualetit bazuar në gjini, duke siguruar kështu privatësi dhe rehati për të gjithë. 

Prindërit kanë opsionin të zgjedhin në formularin e regjistrimit nëse fëmija i tyre preferon të akomodohet në çadrat e kampingut apo në dhoma. 

Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioritet, me pjesëtarë të stafit të pranishëm gjatë gjithë kohës në çdo hapësirë, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm për të gjithë kampistët.



Cili është ai prind që nuk ka dalë qoftë një herë në gjuetinë e xixëllonjave përgjatë netëve plot hënë, të verave tona të shkuara? 

Një simbol i fëmijërisë vjen në kohët e sotme si miku më i mirë i fëmijëve.

Xixo, një xixëllonjë shumë ndryshe nga të tjerat dhe karizmatik, është miku më i mirë që çdo fëmijë mund të dëshirojë në kampin tonë. 

Me personalitetin e tij të çuditshëm, pak çamarrok herë pas here edhe pak dembel, mbi të gjitha shumë social dhe është gjithmonë gati kur bëhet fjalë për lojëra. Ai është zemra e çdo aventure në “KH Summer Camp”

Xixo sjell ndriçim, lumturi dhe emocione të reja, duke bërë çdo moment në kampin tonë magjik edhe më të paharrueshëm.



Stafi në “KH Summer Camp” përbëhet nga 30 anëtarë të zgjedhur për aftësitë dhe ekspertizën e tyre specifike, duke siguruar që çdo aktivitet të kryhet me profesionalizëm të lartë.

Këta animatorë dhe punonjës socialë, të trajnuar mirë për detyrat që mbajnë dhe me përvojë të gjerë në fushën e tyre, janë thelbësorë për të ofruar një përvojë të pasur dhe të sigurt për fëmijët, duke u përkushtuar plotësisht ndaj mirëqenies dhe zhvillimit të tyre gjatë qëndrimit në “KH Summer Camp”.



Regjistrimi në “KH Summer Camp” është një dhuratë e paharrueshme për fëmijët tuaj, e mbushur me përfitime të shumta për zhvillimin e tyre.

Ky kamp jo vetëm që i largon nga monotonia e përditshme, por edhe u ofron mundësinë të krijojnë miqësi të qëndrueshme dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

Një mjedis mbështetës dhe edukativ nxit rritjen e tyre fizike dhe emocionale, ndërsa sfidat e ndryshme zbulojnë lidershipin e tyre të brendshëm.

Socializimi larg ekranit i ndihmon të fokusohen në përvoja reale, të mësojnë të jenë më të pavarur dhe të ndërgjegjësohen për rëndësinë e disiplinës, bashkëjetesës dhe ndërveprimit në komunitet.

Por, përfitimet nuk janë vetëm për fëmijët; prindërit gjithashtu gjejnë qetësi duke ditur se fëmijët e tyre janë jo vetëm në një ambient të sigurt dhe argëtues, por edhe po rriten dhe zhvillohen. Gjatë kësaj kohe, prindërit mund të gëzojnë më shumë kohë të lirë për veten ose për të kaluar me partnerin.

“KH Summer Camp” sjell përfitime për të gjithë anëtarët e familjes, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për një verë të mbushur me rritje, aventurë dhe zhvillim.



Rregullorja e “KH Summer Camp” është hartuar me qëllim që fëmijët të përballojnë dhe të kapërcejnë sfidat personale, të njohin veten më thellë dhe të mësojnë të menaxhojnë pasiguritë dhe frikërat e tyre në një mjedis mbështetës dhe të mbikëqyrur profesionalisht. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj përvoje formuese, vizitat personale nuk lejohen për të ndihmuar në forcimin e pavarësisë dhe rritjes personale të fëmijëve.

Megjithatë, duke njohur mallin e prindërve për të vegjëlit e tyre, kampi ofron mundësi për vizita virtuale dhe dërgimin e videomesazheve motivuese në ditët e caktuara, duke ju lejuar të jeni pjesë e aventurës së fëmijëve nga distanca.

Situata të veçanta që kërkojnë prani të menjëhershme familjare do të trajtohen me kujdes dhe përparësi, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për çdo kampist.



“KH Summer Camp” ofron transportin për fëmijët nga qendra drejt “Dajti Paradise” vetëm në ditën e fillimit të “KH Summer Camp”, duke garantuar një fillim të sigurt dhe të organizuar për të gjithë. Prindërit nuk lejohen të sjellin fëmijët me mjetet e tyre, për të ruajtur konsistencën dhe sigurinë në linjë me politikat e “KH Summer Camp”.

Lejohen përjashtime vetëm nëse fëmija ka probleme shëndetësore dhe me komunikim paraprak të detajuar me stafin. Mbledhja e fëmijëve bëhet në ambientet e “KH Summer Camp” në ditën e fundit ose sipas planifikimit të specifikuar gjatë regjistrimit. 

Stafi i kampit do të mbajë të informuar prindërit për çdo ndryshim të papritur, duke u siguruar një eksperiencë të qetë dhe të organizuar për të gjithë.



“KH Summer Camp”, përdorimi i telefonave nuk lejohet për të inkurajuar mënyra më tradicionale të komunikimit, si shkrimi i letrave, i cili ofron një mënyrë emocionuese dhe nostalgjike për të mbajtur kontaktin.

Prindërit mund të dërgojnë email-e, të cilat printohen dhe shpërndahen tek fëmijët. Gjithashtu, lejohen me vete libra, ditar (për të shënjuar kujtimet), InstaX (aparat fotografik çasti) dhe gjithçka tjetër jo digjitale.

Për emergjenca, prindërit mund të kontaktojnë direkt kujdestarin e grupit, numri i të cilit i jepet një ditë përpara fillimit të “KH Summer Camp”.



Pas regjistrimit në “KH Summer Camp”, të gjitha shpenzimet bazë si aktivitetet, transporti, ushqimi dhe akomodimi janë të përfshira.

Rekomandojmë që fëmijët mos të pajisen me para xhepi, por nëse vendosni t’i pajisni i’u rekomandojmë t’i jepni me vete një shumë të kufizuar parash për shpenzime shtesë jashtë menusë së përcaktuar, ku sugjerohet një limit prej jo më shumë se 500.00 lekë.

Njoftojmë se “KH Summer Camp” nuk mban asnjë përgjegjësi në rast humbje apo shpërdorimi të tyre.

“KH Summer Camp” zbaton një politikë strikte kundër sjelljes së ushqimeve jashtë menusë për të garantuar shëndetin e kampistëve, parandaluar tërheqjen e insekteve dhe siguruar një ndjenjë të barazisë mes të gjithë kampistëve.

Kjo ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe inkurajon një përvojë të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju bëjmë me dije që është gjithashtu e ndaluar sjellja e ushqimeve nga prindërit në rast vizitash. Çdo ushqim që konstatohet nga stafi, do të hidhet.

April’s Early-Bird

Deri më 30 Prill
749€
Mos humbisni mundësinë për të përfituar nga ofertat speciale të regjistrimit gjatë muajit Prill.
Paketa Early-Bird ju jep mundësinë për tu bërë pjesë e “KH Summer Camp” me një ulje të konsiderueshme.
Për çdo pyetje që mund të keni, ju ftojmë të na dërgoni eMail.

May’s Bird

1 Maj – 31 Maj
799€
Gjatë periudhës së Majit, të gjitha regjistrimet për pjesëmarrje do të bëhen duke u bazuar në tarifën zyrtare të vendosur nga “KH Summer Camp”. Ne ju inkurajojmë që të reghjistroheni brenda muajit Prill për të përfituar nga ofertat më të mira për ju.

June’s Late-Bird

1 Qershor – 20 Qershor
849€
Pas dates 31 Maj, çdo regjistrim pas kësaj date do të sjellë një kosto shtesë për shkak të mbingarkesës së departamenteve, duke qënë se organizimi i “KH Summer Camp” kërkon përgatitje të hollësishme dhe standarde të larta që nga administrimi dhe logjistika te kurrikula etj.

Ju mund të kontaktoni me nëpërmjet nr. të telefonit +355 69 707 7400 dhe email [email protected] 

Më poshtë do të gjeni lidhur linkun me:

Manual për Hapat e Regjistrimit

Për të njohur më shumë rreth programit dhe aktiviteteve të fundit të “KH Summer Camp”, ju lutemi vizitoni profilin tonë në Instagram, TikTok, kanalin tonë në YouTube dhe webfaqen e kampit.

INSTAGRAM @ khasummercamp

TIKTOK @khasummercamp

YOUTUBE @KHA Summer Camp

WEBSITE KHA Summer Camp